Arrestohet autori i masakrës brenda në lokalin e natës në Vlorë...është 19 vjeç!

Kronikë e zezë

Arrestohet autori i masakrës brenda në lokalin e natës në Vlorë...është 19 vjeç!

Më: 21 prill 2017 Në ora: 20:27
Autori i masakrës brenda në lokalin e natës në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pak para mesnate në një lokal në zonan e Ujit të Ftohtë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjerë, mes të cilëve një vajzë 26-vjeçare, kliente në lokal.

Policia thotë se ka vënë në pranga një prej autorëve të ngjarjes, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Gani Tozaj 19 vjeç me banim në fshatin Sevaster të Vlorës u arrestua rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në një banesë në “ujë të Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 Pallatet”.

E gjitha ndodhi pas një konflikti të çastit brenda ambienteve të lokalit me muzikë live të quajtur “Fiks Fare”, ku palët qëlluan me armë duke lënë një viktimë, Ergys Gjioveshajn 33 vjeç, dhe tre të plagosur, kamerierin, një muzikant dhe një vajzë kliente e rastësishme në lokal. 

Në lokal policia sekuestroi 15 gëzhoja fishekësh, si dhe një armë zjarri pistoletë të llojit "Revolver-Magnum".

Ndërkohë, dy personat e shpallur në kërkim janë, një 37-vjeçar me inicialet A.K me banim në Vlorë që dyshohet se ka qëlluar me armë dhe akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje, si dhe një 25-vjeçar me banim në Vlorë me inicialet E.S për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën:

1-  F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).

2-  A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).

3-  A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat