Aksident tragjik, vdes fëmija

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, vdes fëmija

Më: 21 prill 2017 Në ora: 22:56
Aksidenti, foto arkiv

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bilaj në Krujë, rreth orës 22:30.

Dorian Lata, 14 vjeç ka humbur jetën. Ai është përplasur për vdekje nga një motor.

Mësohet se i mituri ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.

Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka.

Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat