Zjarr në Qendrën e Paraburgimit në Vlorë: Dy të asfiksuar

Kronikë e zezë

Zjarr në Qendrën e Paraburgimit në Vlorë: Dy të asfiksuar

Më: 22 prill 2017 Në ora: 00:36
Pamje nga vendngjarja

Një zjarri përfshiu sonte ambientet e Paraburgimit në Vlorë, ndërsa të asfiksuar mbetën një efektiv i policisë dhe një i burgosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së premtes, kur në katin e dytë dhe të tretë të godinës u shfaqën re tymi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se gjithçka nisi pas një konflikti fizik midis disa personave me dosje të theksuar kriminale.

Forcat e policisë së burgut ndërhynë për të shuar konfliktin dhe izoluan protagonistët. Por pas kësaj, shokët e qelive të personave të futur në izolim, në shenjë proteste i vunë flakën dyshekëve dhe përshkallëzuan situatën në godinën e Paraburgimit në Vlorë.

Menjëherë mbërriten rreth 40 forca zjarrfikëse, që ndërhynë për të shuar flakët, ndërsa dhjetëra forca të Policisë së Vlorës rrethuan godinën, me qëllim parandalimin e arratisjes së mundshme të ndonjë prej të burgosurve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se në mbrëmje situata u normalizua, ndërsa Prokuroria e Vlorës nisi hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat