'Ergys, vëllai im, o burazer, po të komentojnë pa të njohur kush ishe!'

Kronikë e zezë

'Ergys, vëllai im, o burazer, po të komentojnë pa të njohur kush ishe!'

Më: 22 prill 2017 Në ora: 09:07
Ergys Gjioveshaj

Një nga miqtë e Ergys Gjioveshajt, të riut që u vra gjatë masakrës në Vlorë, ka zbuluar një anë tjetër të viktimës, e cila nuk ka lidhje me atë që kanë zbardhur mediat dhe e kanë lidhur me një vrasje të kryer prej atij në adoleshencë.

Sipas Alket Tahirajt, Gjioveshaj ishte person që ndihmonte këdo dhe e respektonte e gjithë Vlora. Në mesazhin e tij në Fb, Tahiraj shkruan:

“Vëllai im apo byrazer se kështu i flisnim njeri-tjetrit. Më vjen keq që u ndave kaq i ri në këtë jetë Rri e shoh disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve, komentojnë fjalë pa lidhje pa të njohur kush ishe. O byrazer nuk e dinë që jepje zemrën, ndihmoje këdo. Nuk e dinë që ishe një djalë i mirë dhe i respektueshëm.

Ju lutem shumë o njerëz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njihni një njeri që ka vuajtur gjithë jetën. Një djalë që e respektonte gjithë Vlora dhe jo
vetëm. Ah o byrazer nuk të deshi fati po jepu forcë motrave dhe prindërve të tu ta kalojnë këtë dhimbje sidomos nënës tënde që e ke të sëmurë.
Vëllai im do më mungosh, do më mungojnë shakatë e tua dhe mendimet që më ke dhënë gjithmonë vëllai im i lutem zotit të të çojë në parajsë se aty
meriton të jesh.

Lamtumir byrazer, ngushëllime familjes, kushtuar Ergys Gjioveshit”, shkruan Tahiraj. 

Image
Postimi i Tahirajt
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat