Vrasja në Vlorë, Tozaj: Gjithçka nisi pas një sherri në lokal

Kronikë e zezë

Vrasja në Vlorë, Tozaj: Gjithçka nisi pas një sherri në lokal

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:53
Gjithçka nisi pas një sherri në lokal

Nuk e njihja Ergys Gjioveshajn, gjithçka nisi pas një konflikti banal brenda lokalit. Kështu mësohet të ketë deklaruar autori i vrasjes së ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë mbrëmjen e të enjtes.

19-vjeçari Gani Tozaj ka sqaruar para oficerëve se viktima ishte afruar afër tavolinës ku ai ndodhej me miqtë e tij duke debatuar. Më pas mes tyre ka pasur fillimisht konfrontim fizik dhe më pas autori ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar në drejtim të 33-vejçarit.

Megjithatë do të jetë ekspertiza balistike dhe ajo mjekoligjore që do përcaktojë saktë se kush ka qëlluar mbi Gjioveshjan, pasi ka dyshime se është qëlluar nga dy armë. Në kërkim është shpallur Aranit Kondaj, i cili dyshohet se mund të ketë qëlluar. Policia e Vlorës ka zbardhur detaje edhe për mënyrën si u arrestua Gani Tozaj.

19-vejçari nuk ishte larguar shumë nga vendi i krimit pasi u prangos në një banese vetëm 500 metra larg. Madje ai ishte me të njëjtat rroba pasi kudo kishte shenja gjaku. Në ngjarjen e 20 prillit mbeten të plagosur edhe tre persona, një 28-vjeçar që punonte si muzikant në lokalin e natës, një 26-vjeçare kliente dhe një 33-vjeçar kamerier. Viktima Ergys Gjioveshaj kishte dy muaj që ishte liruar nga burgu për një vrasje të kryer në vitin 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat