Greqi, kapet i riu shqiptar me 120 kg kanabis

Kronikë e zezë

Greqi, kapet i riu shqiptar me 120 kg kanabis

Më: 22 prill 2017 Në ora: 19:41
Ilustrim

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të qytetit të Artës, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte u gjetën 120 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë së Artës, i riu po transportonte lëndën narkotike me një automjet të marrë me qera nga një grek, i cili u shpall në kërkim.

I arrestuari u tha agjentëve se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufi me Shqipërinë dhe do ta dërgonte në Athinë, ku dhe do ta shpërndanin.

Në kërkim janë shpallur edhe disa bashkëpunëtorë të organzatës, edhe ata shtetas shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat