Në shtëpi me një laborator droge, kapen në befasi dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Në shtëpi me një laborator droge, kapen në befasi dy shqiptarë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:10
Aksioni i policisë

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Savio të Italisë. Arrestimet janë bërë gjatë pasdites së djeshme. Siç edhe shkruan media italiane, dy të rinjtë janë kapur në befasi nga policia.

Gjatë aksionit, policia u gjeti atyre një laborator të vogël të përpunimi dhe përgatitjes së drogës. Në pranga janë vendosur shqiptarët me inicialet X. L., 22 vjeç dhe B. R., 29 vjeç.

Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 gramësh kokainë e pastër, e prerë dhe e bërë gati për tu përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta.

Gjithashtu atyre u janë gjetur edhe 1500 euro. Pas arrestimit janë dërguar në burgun e Ravenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat