E jep makinën me qira, ja kthejnë bashkë me pak drogë

Kronikë e zezë

E jep makinën me qira, ja kthejnë bashkë me pak drogë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:41
Policia në Tiranë

Kishte dhënë makinën me qira, por kur ja kanë sjellë ka gjetur ca pako me drogë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në zonën e Vorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë duke punuar për arrestimin e një 31-vjeçari me inicialet F. K., banues në Krujë, shkruan SYRI.net.

Të njëjtat burime thanë se ndaj tij ka bërë denoncim 28-vjeçari me inicialet M. D., banues në Prezë, i cili ka kallëzuar se në datën 15 prill 2017, në fshatin Ahmetaq, i ka dhënë kruanit 31 vjeç me qira makinën tip “BMW”.

Por kur ai e ka kthyer mjetin në datën 21 prill 2017, gjatë kontrollit pronari ka gjetur brenda makinës një sasi prej 9 gramësh kanabis sativa. Pas kësaj, i riu ka bërë denoncimin në polici, ndërsa po kërkohet arrestimi i 31-vjeçarit nga Kruja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat