E kërkonte Franca, arrestohet qytetari i Kosovës në kufi me Shqipërinë

Kronikë e zezë

E kërkonte Franca, arrestohet qytetari i Kosovës në kufi me Shqipërinë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:00
Policia shqiptare

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar në Qafë Morinë një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i kosovarit siç njofton Policia e Shtetit është bërë me qëllim ekstradimi.

“Më datë 22.04.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi  të shtetasit kosovar dhe konkretisht: -B.K, 27 vjeç, banues në Vërmic, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të SPK. Qafë- Morinë, Tropojë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’,  nga Interpol Franca”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjykata Savoie/Francë,  me vendimin nr.Ekstra, datë 18.06.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vjedhje me armë" dhe "Rrëmbim dhe heqje e paligjshme e lirisë“. Materialet do t’i  kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat