Nuk përfilli urdhrat, policia arrestoi një shofer kamioni në Vushtrri

Kronikë e zezë

Nuk përfilli urdhrat, policia arrestoi një shofer kamioni në Vushtrri

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:21
Policia e Kosovës duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një shofer të kamionit në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, e vetmja arsye e arrestimit të këtij personi nga ana e Policisë rrugore është për mospërfillja e urdhrave rrugore nga ana e shoferit.

“Po është arrestuar një person nga policia rrugore, për shkak të mospërfilljes së urdhrave rrugore”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat