Vrau në lokalin e natës, 19–vjeçari nuk thotë asnjë fjalë në gjyq

Kronikë e zezë

Vrau në lokalin e natës, 19–vjeçari nuk thotë asnjë fjalë në gjyq

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:38
19-vjeçari Gani Tozaj

Gjykata ka dhënë sot masën e arrestit me burg për autorin e vrasjes së Ergys Gjioveshajt më 19 prill në Vlorë, në një lokal nate me muzikë.

Gjatë seancës gjyqësore, 19-vjeçari Gani Tozaj nuk ka folur asnjë fjalë. Ka qënë avokati i tij, Vladimir Sadikaj, që ka kërkuar një masë të lehtë për autorin.

Kurse, prourori i çështjes Elidon Hysenaj kërkoi arrest me burg.

Vrasja në lokal ndodhi pas një debati që degjeneroi në përplasje me armë.

Për atë vrasje është në kërkim edhe Aranit Kondaj, 37 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat