Atentat në Sukth/ Ekzekutohen dy të rinj brenda makinës, ja emrat

Kronikë e zezë

Atentat në Sukth/ Ekzekutohen dy të rinj brenda makinës, ja emrat

Më: 25 prill 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

(E plotesuar) Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri raportohet nga Sukthi, pranë zonës së mbikalimit. Pak pas ngjarjes mësohet eidentiteti i njerit prej te rinjve te ekzekutuar brenda makines. Ai mesohet te jete identifikuar si Ervin Dalipaj, person i hetuar per vrasjen e Gazmend Çollakut.

Raportohet ende jo zyrtarisht se viktimat janë qëlluar me armë brenda një automjeti tip Audi me targa AA 111 OI.

 Ddy viktimat ishin duke udhëtuar në drejtim të Sukthit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar. Fotot nga vendngjarja janë publikuar nga JOQ.

Image

Vriten dy persona në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku dy person janë qëlluar për vdekje me armë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në zonë e Sukthit.

Ende nuk dihet identitetit i viktimave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat