Aksident me vdekje në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan - Cërrik në fshatin Kuqan.

Policia e Elbasanit bën me dije se Spartak  Çala,  40 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip  "Renault" me targa AA804EC, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen vetë drejtuesi i mjetit.

Në lidhje me aksidentit, policia e Elbasanit thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat