Aksident i rëndë, humb jetën punonjësi i postës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, humb jetën punonjësi i postës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

 

Një aksident me vdekje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes pranë ish-fabrikës së plastmasit.

Motorçikleta e postës është përplasur me një automjet. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit e punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat