Aksident në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, tre të plagosur

Më: 27 prill 2017 Në ora: 08:30
Aksidenti

Një automjet tip ‘Toyota’ me targa TR0943G është përplasur me një automjet tip ‘Wolsvagen’ mbrëmjen e djeshme në rrugën Fushë Krujë -Tiranë në afërsi të fshatit Arramerras.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, Elton Kurti 27 vjeç, Shaban Kaziu 52 vjeç dhe një person tjetër.

Nga të plagosurit, në gjendje shëndetësore më të rëndë duket se është 27-vjeçari Elton Kurti, i cili është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat