Sulmojnë personin zyrtar

Kronikë e zezë

Sulmojnë personin zyrtar

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se persona të dyshuar derisa po transportonin dru në mënyrë të kundërligjshme, kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë të pylltarisë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Të dyshuarit dhe viktimat kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, pasi që të njëjtit kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat