Kapet me 30 mijë euro drogë, ja gabimi që i kushtoi rëndë trafikantit shqiptar

Kronikë e zezë

Kapet me 30 mijë euro drogë, ja gabimi që i kushtoi rëndë trafikantit shqiptar

Më: 28 prill 2017 Në ora: 02:14
Droga e sekuestruar nga Policia

Një 41-shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Leçe të Italisë për posedim doge me qëllim trafikimin.

Në pranga është vënë Elios Faksu, raportojnë mediat lokale.

Gjatë një shërbimi për kontrollin e territorit, efektivët e policisë italiane kanë vënë re një makinë që lëvizte me drita të fikura.

Ata vendosën të ndalonin makinën “Focus Ford”, nën drejtimin e së cilit ishte Faksu, me precedentë të shumtë penalë.  

Gjatë kontrollit në automjet, u zbulua një sasi heroine. Konkretisht, janë gjetur 5 paketime të mbështjella me celofan, brenda të cilave kishte 2.6 kg heroinë në total, me një vlerë rreth 30 mijë euro, raportojnë mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat