Mban armë pa leje, arrestohet

Kronikë e zezë

Mban armë pa leje, arrestohet

Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një person është arrestuar në Klinë, pasi ka shtënë në ajër me pistoletë, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hamit Krasniqi”, në ora 21:00. Në veturën e personit të arrestuar është gjetur dhe konfiskuar arma me një karikator dhe pesë fishekë.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat