Emri/ Atentat në Itali, shqiptari ekzekutohet me 4 plumba. Ja pistat

Kronikë e zezë

Emri/ Atentat në Itali, shqiptari ekzekutohet me 4 plumba. Ja pistat

Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ekzekutohet me 4 plumba pistolete një shqiptar në Romë. Mediat italiane raportojnë se viktima u identifikua si shtetasi Gasper Reci, 43-vjeçar. Sipas policisë italiane ai u vra mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia. Shqiptarit iu bë pritë pak para se të shkonte në banesë në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata, nga persona ende të paidentifkuar. Ngjarja nuk ka asnjë dëshmitar. Ai u gjet i pajetë i gjakosur nga plumbat dhe për të edhe pse u njoftua urgjenca nuk ishte e mundur të bëhej asgjë.

Ata që e kanë qëlluar mund të jenë larguar me një makinë. Hetimet janë shtrirë në disa pista, përfshirë marrëdhënit familjare, rrethin e të njohurve, por pa përjashtuar edhe pista të tjera. Në momentin e krimit, thuhet se në banesë ka qenë vajza e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat