Konfiskohen mbi 8 kg marihuanë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 8 kg marihuanë, një i arrestuar

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:28
Marihuana e konfiskuar

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli që i ka bërë një veture ka gjetur dhe konfiskuar një sasi droge të llojit marihuanë dhe me këtë rast është arrestuar një person.

Më datë 27.04.2017, rreth orës 20:10, patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të Pejës dhe Mitrovicës. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit R.D. (1987) i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dëshmitë e sekuestruara janë një veturë Golf IV me targa vendore, substancë e dyshuar narkotike me peshë 7912 gramë dhe një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28.04.2017, Njësiti i DHTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit  është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D,  në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni  me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5 gramë, thuhet në komunikatën e policisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat