Aksident në Akrashticë, lëndohen 15 nxënës

Kronikë e zezë

Aksident në Akrashticë, lëndohen 15 nxënës

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

(E plotësuar) - Një aksident trafiku në mes një minibus dhe një veturë ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Akrashticë- Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar 15 nxënës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Sipas tij, të lënduarit pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë janë liruar.

Vetura përplaset për një autobus në Vushtrri, ka edhe të lënduar

Një veturë ka goditur një autobus gjatë ditës së sotme në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Nga ky aksident ka edhe të lënduar.

Në fotografitë shihet gjendja e tmerrshme e autobusit të rrotulluar.

Ambulanca mësohet të ketë mbërritur në vend të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat