Vrasje për kasollen e bagëtive në Mamurras, policia ruan dy familjet

Kronikë e zezë

Vrasje për kasollen e bagëtive në Mamurras, policia ruan dy familjet

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:19
Makina të policisë qëndrojnë në hyrje të dy shtëpive në Fushë-Mamurras, aty ku të enjten u vra farmacisti veteriner

Pas vrasjes dje të një 60 vjeçari nga fqinji në Fushë-Mamurras, policia për shkak të frikës së ndonjë hakmarrje të mundshme ka vendosur patrulla pranë banesës së viktimës dhe asaj të autorit. Krimi ndodhi pas debateve për kasollen e bagëtive. 

Makina të policisë qëndrojnë në hyrje të dy shtëpive në Fushë-Mamurras, aty ku të enjten u vra farmacisti veteriner.

Policia mori në ruajtje familjen Doda dhe Vukaj për shkak se ato tashmë janë futur në gjakmarrje. Sapo 70-vjeçari Mirash Vukaj qëlloi për vdekje fqinjin e tij Zef Doda mu në portën e shtëpisë, nisën dhe respektimi i kodeve të gjakmarrjes.

Burrat e familjes së vrasësit u mbyllën brenda kurse ata të viktimës presin përfundimin e mortit për një vendim të ri. Krimi ndodhi për kasollen e bagëtive të viktimës. Gruaja e autorit kishte nxitur më parë të shoqin kundër fqinjit.

Ajo shpesh i ankohej për erën e keqe që shkaktonte kasollja e Dodës. Dhe para se 70-vjeçari të shkrepte pistoletën ajo pretendoi se ishte kërcënuar nga fqinji. Kaq është dashur që konflikti mes familjeve të përfundonte në vrasje.

Policia ka arrestuar të moshuarin Mirash Vukaj, dhe mori në pyetje të gjithë pjesëtarët e familjeve. Nuk dihet për sa kohë forcat e policisë do të ruajnë familjet në konflikt, por tashmë mes tyre vështirë se gjakmarrja shuhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat