Tragjedi në familjen shqiptare, prindërit gjejnë vajzën të varur në banjë

Kronikë e zezë

Tragjedi në familjen shqiptare, prindërit gjejnë vajzën të varur në banjë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Një adoleshente në Dibër i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Akti i rëndë është shënuar gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Kallë, ku është varur me litar K.D., 19 vjeçe.  Mësohet se vajza ndodhej e vetme pasditen e djeshme në banesë, kur ka marrë një litar që përdorej për punët e fshatit dhe ka varur veten në tualetin e shtëpisë.

Kur nëna dhe babai janë kthyer në shtëpi, pasi kishin dalë në kopsht për t’u marrë me punë, janë përballur me skenën tronditëse.

Pavarësisht çdo tentative për ta zgjidhur dhe për t’i ardhur në ndihmë, e reja kishte gjetur vdekjen. Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që familjarët nuk dinë të japin shpjegim mbi shkaqet që e shtynë të renë drejt fundit tragjik.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për vlerësim të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat