25-vjeçari zbraz automatikun në ajër, shpallet në kërkim

Kronikë e zezë

25-vjeçari zbraz automatikun në ajër, shpallet në kërkim

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:17
Ilustrim

Policia e Durrësit është vënë në kërkim të një 25-vjeçari të cilin e ka identifikuar, pasi akuzohet se ka qëlluar në ajër me breshëri automatiku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të së premtes në rrugën “Ali Beqja” në Manëz.

I. A.  25 vjeç, banues në Manëz të Durrës është personi që policia ka shpallur në kërkim.

Nga këqyerja e vendit të ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 21 gëzhoja mod-56, kaliber 7.62mm.

I riu do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe e municioni" dhe" Prishja e qetësisë publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat