Aksident me vdekje në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:45
Ilustrim

Një i ri humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë Unazës së Elbasanit.

Një 61-vjeçar, Ilir Sh. me banim në Elbasan, u arrestua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip Ford, është përplasur me  një motor me targa AP 200 të drejtuar nga D.M, 27 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë drejtuesi i motorit gjeti vdekjen.

Shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat