Durrsaku i "pafatë", hyn të vjedhë në shtëpitë e plazhit, por...del "duarbosh"!

Kronikë e zezë

Durrsaku i "pafatë", hyn të vjedhë në shtëpitë e plazhit, por...del "duarbosh"!

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:47

Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për disa vjedhje. Ajo që bie në sy janë shumat e vogla të parave që ai merrte, edhe pse në disa raste ka hyrë në banesë apo lokal dhe ka dalë vetëm me 1 mijë lekë.

Ai pikaste banesa në zonën e plazhit, e mesa duket, qytetarët ende nuk i kanë nisur pushimet për shkak se në banesa nuk ka pasur sende me vlerë.

Efektivët e Durrësit arrestuan Afrim Idic, 35 vjec me banim në qytetin bregdetar, pasi rezulton të jetë autor i vjedhjeve të kryera në të paktën tre raste.

Në 11 prill ai dyshohet se në një internet kafe në lagjen numër 11 ka vjedhur 5 000  lekë

Më datë 28 prill në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e një 63 vjeçareje.

Po gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr. 14,  35-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e një 46 vjeçareje.

I riu do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale" Vjedhja" në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat