Durrës, gjendet një thes me 20 kg hashash

Kronikë e zezë

Durrës, gjendet një thes me 20 kg hashash

Më: 29 prill 2017 Në ora: 19:11
Hashash

Policia e Durrësit ka sekuestruar rreth 20 kg kanabis të gjetur në një thes.

Rreth orës 16:30, gjatë kontrollit të ushtruar vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit është gjetur një thes me një sasi të dyshuar lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 20 kg.

Megjithatë lënda narkotike pritet të peshohet në ambientet e D.V.P. Durrës për të konkluduar me peshën e saktë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në peshimin e lëndës së gjetur, origjinën e lëndës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat