Detajet/ Policia shqyen derën dhe arreston të sëmurin mendor në Korçë

Kronikë e zezë

Detajet/ Policia shqyen derën dhe arreston të sëmurin mendor në Korçë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:34
Shtepia

(E plotësuar) - Policia e Korçës ka mundur të vërë në pranga Daniel Moravën, pas dy orësh negociata.

30 vjeçari plagosi rëndë me disa goditje thike një 60 vjeçar me inicialet R.Z poshtë hyrjes së pallatit të tij dhe u largua menjëherë brenda apartamentit të vet në katin e pestë.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes, në lagjen 16, ndëraa i plagosuri u dërgua menjëherë në spital në gjëndje të rëndë. Fatmirësisht 60 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, Morava ishte kyçur në apartamentin e tij dhe për “vetëmbrojtje”, mbante në dorë një sëpatë.

Pas dy orësh negociata dhe qëndrese që 30 vjeçari i bënte policisë me sopatën, efektivët arritën të hyjnë brenda në apartament duke prerë derën dhe e kanë ndaluar të riun.

30 vjeçari me probleme mendore jetonte i vetëm. Familjarët e tij ndodhen jashtë shtetit në emigrim. Ky nuk ishte rasti i parë, që Daniel Morava kryente veprime të dhunshme, si rasti i kësaj të diele, ku 30 vjeçari ishte thjesht një kalimtar i rastit.

Korçë, i sëmuri mendor qëllon me thikë një person

Një qytetar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me thikë nga një i sëmur mendor.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërkohë që autori është mbyllur në banesë në katin e pestë të pallatit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion për dorëzimin e tij. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat