Aksident i rëndë në Gostivar, avokati lufton për jetë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gostivar, avokati lufton për jetë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 07:59
Ilustrim

Sonte, avokati nga Gostivari me inicialet L.D. ka pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Kunovë të Gostivar.

Ministria e Brendshme njoftoi se sonte rreth orës 20, avokati me makinën e tipit “BMW”, në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, nga arsye të panjohura, automjeti del nga rruga, dhe bie në një humnerë.

Avokati ka pësuar lëndime të rënda, për të cilën mjekët i kanë amputuar krahun e majtë, dhe për shkak të lëndimeve serioze është transferuar në klinikat në Shkup.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po hetojnë rastin dhe gjithçka që lidhet me aksidentin e tmershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat