Turku që jetonte në Prishtinë arrestohet në Morinë

Kronikë e zezë

Turku që jetonte në Prishtinë arrestohet në Morinë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 09:47
Morinë

Një qytetar turk është vënë në pranga në doganën e Morinit në Kukës, sepse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia maqedonase pasi ndaj tij ishin bërë denoncime për mashtrime.

Turku që jetonte në Prishtinë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga policia thanë se është arrestuar Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë.

“Më datë 30 prill 2017, oficerët e Policisë Kufitare në Morinë, bënë arrestimin me qëllim ekstradimi të një qytetari turk. Ky person është kapur në hyrje të Doganës së Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi si “person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Drejtësia Maqedonase” bëjnë të ditur burimet zyrtare nga policia lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat