Lihet në burg komandanti i repartit të ushtrisë që u kap me kokainë

Kronikë e zezë

Lihet në burg komandanti i repartit të ushtrisë që u kap me kokainë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 12:48
Të arrestuarit tek zona e quajtur “Varri i Bamit”

Gjykata e Tiranës u caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të arrestuarve tek zona e quajtur “Varri i Bamit” në operacionin e koduar “Last Service”, të cilëve ju gjetën dhe sekuestruan 300 gram kokainë.

Me kërkesë të prokurorisë, Drilon Shqau me detyrë komandant skuadre në repartin ushtarak të Pezë Helmes dhe ish-efektivi i policisë Vehbi Teqja, mbetën në burg deri në përfundim të hetimeve.

Dy të dyshuarit nuk pranuan të flasin para gjykatës për akuzën e ngritur nga prokuroria, atë të “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, policia ka ndërhyrë për të kontrolluar dy të dyshuarit Shqau dhe Teqja, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të mjeteve, atyre iu gjetën 300 gram kokainë dhe iu bllokuan 4 aparate celulare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat