Aksident në Makedonski Brod, humb jetën një djalë i ri

Kronikë e zezë

Aksident në Makedonski Brod, humb jetën një djalë i ri

Më: 1 maj 2017 Në ora: 21:04
Ilustrim

Sot rreth orës 14:15 në rrugën lokale mes fshatrave Drenovo dhe Sllanko (Komuna Makedonski Brod) ndodhi një aksident komunikacioni në të cilin humbi jetën H.T (1998) nga Makedonski Brod.

I ndjeri ka vozitur motoçikletë, ndërsa deri tani për arsye të panjohura është goditur me makinën “Fiat”, e drejtuar nga B.T (2000) gjithashtu nga Makedonski Brod.

Për shkak të lëndimeve të rënda, nga Spitali i Kërçovës H.T është dërguar për në klinikat e Shkupit, ku në orën 18 ndërroi jetë.

Nga MPB njoftojnë se dy vozitësit nuk kanë pasur leje për vozitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat