Plagosje me thikë në Vlorë

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Vlorë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 21:33
Ilustrim

Rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme në fshatin Kotë, Vlorë, pranë vendit të quajtur "Pularia", pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me thikë D.M., rreth 50 vjeç.

Mësohet se ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy personave si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP Vlorë.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat