Arrestohet trafikanti i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohet trafikanti i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Gëzim Guraj, 38 vjeç, banues në Koplik u arrestua gjatë ditës së djeshme, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Guraj rezultonte i shpallur në kërkim pasi autoritet gjyqësore italiane në 18 prill të vitit 2016 kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatat kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat