Aksident me vdekje, humb jetën një grua

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje, humb jetën një grua

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një 52-vjeçare humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një kamion.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:25 në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës. Kamioni me targë AA 682 MO që drejtohej nga 38-vjecari A.Uka me banim në Pukë, aksidentoi këmbësoren A.L, banuese në fshatin Mjedë.

“Menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku po kryhen veprimet me grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime te mëtejshme”, - thotë policia në një njoftim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat