Dhjetë vite burgim ndaj R.M, i akuzuar për vrasje

Kronikë e zezë

Dhjetë vite burgim ndaj R.M, i akuzuar për vrasje

Më: 4 maj 2017 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 4 maj 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja nge nenit 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e ri-cilësuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj në vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së.

“Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet (10) vite”, njofton Gjykata Themelore në Ferizaj.

I pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare - Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një  autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat