Ky është i riu që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska

Kronikë e zezë

Ky është i riu që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska

Më: 4 maj 2017 Në ora: 22:30
Dejvis Rustemaj

Një atentat me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në Kinostudio. Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Personi qe shikoni ne foto eshte i palagosuri Dejvis Rustemaj 26 vjeç, banues ne Tirane, lindur ne Tropoje.

Sipas deshmise se tij te dhene ne polici dhe deshmitareve ne vendin e ngjarjes eshte bere e ditur se dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar.

Detaje/ Atentati në Kinostudio, ja çfarë dëshmon i plagosuri përpara policisë

Burime nga “Panorama” bejne me dije se i plagosuri eshte shtetasi Dejvis Rustemaj 26 vjeç, banues ne Tirane, lindur ne Tropoje.

“Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar”.

Njoftimi i policise

Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës.

Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D. Rr.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat