Gjenden thasë me kanabis në një banesë, 4 arrestime në Novoselë

Kronikë e zezë

Gjenden thasë me kanabis në një banesë, 4 arrestime në Novoselë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 09:41
Droga e sekuestruar nga policia, foto arkiv

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona në fshatrat e Vlorës, në Fitore, Kotë e Penkovë, pasi ka zbuluar disa thasë me kanabis në shtëpinë e Saimir Bitajt, 39-vjeçarit nga Fitorja.

Në kuadrin e operacionit të koduar "Return" janë sekuestruar edhe 77 kilogramët e kanabisit. Të arrestuarit janë: 

1- Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë, pronar i banesës. 

2- Dorjan Bitaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

3- Marildo Krekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë.

4- Xhuljano Shakaj, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Më datë 05.05.2017, pas një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe u kapën në flagrancë bashkëpunëtorët e këtij aktiviteti kriminal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sajmir Bitaj në fshatin Fitore të Novoselës, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë pastikë të zinj të mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ku pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", neni 283/2, i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat