Sherr me thika në Pogradec, një i plagosur

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Pogradec, një i plagosur

Më: 6 maj 2017 Në ora: 14:34
Ilustrim

Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Policia është njoftuar se një 27-vjeçar me iniciale D.H ishte plagosur me mjet të mprehtë pas një konflikti banal.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ishte plagosur me thikë nga një person, i cili pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja. 

Brenda një kohe të shkurtër shërbimet e Policisë Pogradec,  bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Zamir Hoxhallari, banues në fshatin Buçimas i cili ndodhet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

I plagosuri pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat