Rinas, ndalohet greku me pajisje të dyshuar përgjimi

Kronikë e zezë

Rinas, ndalohet greku me pajisje të dyshuar përgjimi

Më: 8 maj 2017 Në ora: 13:28
Rinas

Një 52-vjeçar grek është ndaluar në Rinas, pasi iu gjet një pajisje e dyshuar për përgjim.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Iraklis Joannis Dragounis, me banim në Greqi dhe me profesion inxhinier ndërtimi është ndaluar dhe materialet i janë referuar prokurorisë së Tiranës. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pajisja e dyshuar, e cila do i nënshtrohet ekzaminimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat