Aksident trafiku tek Lagjja e Spitalit: Goditet me veturë 36 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident trafiku tek Lagjja e Spitalit: Goditet me veturë 36 vjeçari

Më: 8 maj 2017 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person rreth moshës 36 vjeçare  ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjeve të marra nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, e rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës.

Krasniqi tha se njësitë e trafikut janë duke u marr me rastin ndërkaq këmbësori është duke marrë trajtimin e nevojshëm për shkak të lëndimeve.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se është shkaktuar tollovi në trafik në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat