Kjo është policja që vrau veten me armën e shërbimit

Kronikë e zezë

Kjo është policja që vrau veten me armën e shërbimit

Më: 10 maj 2017 Në ora: 23:06
Policia shqiptare

Kjo që shihni në foto është policja 23-vjeçare Peranxhela Shahini që i dha fund jetës në rrethana ende të paqarta duke u qëlluar në bark me armën e shërbimit në katin e dytë të banesës në Katund Sukth të Durrësit.

Peranxhela, një vajzë brune dhe bukuroshe ishte motra e tretë e familjes me katër vajza, ndërsa të gjithë e njihnin për vajzë mjaft serioze dhe tejet të përmbajtur.

E ereja nuk kishte probleme psikologjike dhe as sociale. “Ishte tip i fortë dhe i ftohtë, gati si çun”,- kanë thënë koleget.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por kur dy ambulanca shkuan në vendngjarje në dhomën ku shtrihej e pajetë Peranxhela ndodhej edhe mjeku i Sukthit, i cili ishte thirrur nga familjarët për t’i dhënë ndihmën e parë 23-vjeçares, por pa mundur të bëjë asgjë, e reja kishte vdekur në vend.

Image
Peranxhela Shahini
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat