Atentat mafioz në Sarandë, shpëton 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Atentat mafioz në Sarandë, shpëton 39-vjeçari

Më: 10 maj 2017 Në ora: 23:53
Policia shqiptare

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës mbrëmjen e sotme. Raportohet se një person i paidentifikuar qëlloi me armë me silenciator drejt një loto sportive në lagjen Numër 1 pranë Prokurorisë.

Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë 39-vjeçari Rudin Haxhia, por fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pësuar asnjë lëndim.

Atentati i dështuar ka ndodhur gjatë ndeshjes së Champions League Atletico Madrid – Real Madrid. Autori ka qëlluar në brendësi të llotos ku ndodhej edhe 39-vjeçari Haxhia, por ka dështuar pasi plumbi nuk e ka prekur.

Në brendësi të lokalit kishte edhe shumë persona të tjerë, të cilët nuk janë lënduar. Ky është atentati i tetë që bëhet ndaj Rudin Haxhiajt.

Në vendngjarjen ndodhen forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat