Sulmohet me shkop druri

Kronikë e zezë

Sulmohet me shkop druri

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Policia raporton se një person ka lajmëruar në Polici se është sulmuar me shkop druri nga një femër dhe një mashkull.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ali Ibra”, në Gjakovë , ku viktima i komunitetit egjiptian  ka raportuar se për shkaqe të panjohura është goditur me një shkop druri nga dy të dyshuarit, një femër dhe një mashkull  po ashtu të përkatësisë egjiptiane.

 Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat