Konfiskohen mbi 13 kilogramë drogë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 13 kilogramë drogë, arrestohen tre persona

Më: 12 maj 2017 Në ora: 11:43
Droga e Konfiskuar

Policia e Kosovës, dje ka realizuar një operacion policor në dy lokacione të ndara, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e mbi 13 kilogramë substancë narkotike si dhe me arrestimin e 3 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Në rastin e parë janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithsej 4054.8 gramë (4 kg e 54.8 gr.), 4 telefona dhe 113.30 euro, të cilat dëshmi janë fotografuar dhe janë evidentuar nga Krimteknika.

Me këtë rast është bërë arrestimi i tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: S.S(1973) femër, shqiptare e Kosovës,  B. H.( 2001), mashkull, shqiptar i Kosovës dhe O. S(1999), mashkull, shqiptar i Kosovës.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e dytë pas marrjes së informatave se një person merrej me shitblerje të narkotikëve, me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollimin e një shtëpie në Prishtinë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 11 paketime të mbushura me substancë të  dyshuar  narkotike të  llojit marihuanë me peshë 9374.1 gramë (9kg e 374.1 gr.).

Identiteti i personit të dyshuar është i njohur për Policinë dhe njësitë relevante policore janë në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat