Del shkaku i vetëvrasjes, pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare

Kronikë e zezë

Del shkaku i vetëvrasjes, pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare

Më: 12 maj 2017 Në ora: 17:40
Police shqiptare

Grupi hetimor, i ngritur nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar vetëvrasjen e efektives 23-vjeçare, ka dyshime të forta se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti, pasi pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me një kolegun e saj oficer policie në Tiranë.

Për shkak të specifikës së çështjes, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast ku viktimë është një punonjëse policie, Paranxhela Shahini, hetimorët kanë qenë mjaft të rezervuar në dhënien e detajeve të tjera. Ekspertët e hetimit kanë seleksionuar fillimisht një nga një pistat ku kanë kërkuar për ndonjë indicie që do t’i ndihmonte për të zbuluar shkakun që ka shtyrë efektiven drejt vetëflijimit. Paraprakisht ata dyshojnë se ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht të renë deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por konfirmohet se nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi efektiven 23- vjeçare t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit. 

Burime nga Prokuroria thanë për gazetën se nga hetimet e deritanishme Paranxhela Shahini rezulton të mos ketë pasur asnjë shqetësim tjetër serioz në jetën e përditshme dhe as për shkak të detyrës. “Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje të rëndë. Pistat e verifikuara deri më tani rezultojnë se efektivja ishte një person shumë korrekt në punën e saj dhe vlerësohej maksimalisht nga kolegët dhe të njohurit e saj. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur probleme për shkak të detyrës. 

Edhe në familje gjithashtu na rezulton se jetonin në harmoni, në gjendje ekonomike të qëndrueshme. Pra, vajza s’ka pasur motiv të kësaj natyre për ta shtyrë drejt vetëvrasjes. Pas verifikimeve të këtyre të dhënave, dyshimet tona përqendrohen drejt një pike: te pista e një lidhjeje intime. Pak kohë më parë, 23-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj nga kryeqyteti, i cili do të merret në pyetje”, sqarojnë burimet nga grupi hetimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat