Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:34h të premten ka ndodhur një tentim vrasje në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë.
“Raportohet se në rrethana të panjohura i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati, ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë./BS