Aksident në rrugën Shtip-Veles, humb jetën një e moshuar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Shtip-Veles, humb jetën një e moshuar

Më: 13 maj 2017 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një e moshuar ka humbur jetë në një aksident afër fshatit Kadrifikovo. S.D (75) mori lëndime të rënda trupore pas përmbysjes së makinës.

Aksidenti ndodhi në rrugën Shtip-Veles afër fshatit Kadrifakovo. Makina “Dacia Logan” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.D (51) për një moment ka dalur nga rruga dhe është rrokulisur, me çka janë lënduar vozitësi dhe gruaja e moshuar morën lëndime të rënda.

Dy të lënduarit u dërguan në Qendrën Klinike në Shtip dhe u është dhënë ndihmë mjekësore. Pas dy orëve nga aksidenti gruaja ndërroi jetë, ndërsa vozitësi u mbajt në Klinikë për kurim të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat