Tre të lënduar nga një aksident në dalje të Prishtinës

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga një aksident në dalje të Prishtinës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 22:22
Makina e rrokullisur

Në magjistralen Prishtinë-Shtime ka ndodhur një aksident ku me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve janë dërguar në QKUK.

Aksidenti ndodhi pasi një veturë është vetë-rrokullisur nga pakujdesja, dhe ka hyrë në një oborr të një shtëpie pranë rrugës ku ishte duke kaluar.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se vetura u rrokullis nga pakujdesja dhe shpejtësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat