Shpërndante kanabis, arrestohet 18 vjeçari

Kronikë e zezë

Shpërndante kanabis, arrestohet 18 vjeçari

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:53
Droga e sekuestruar nga policia

Policia në Fier ka kapur në flagrancë 18 vjeçar me inicialet E.H. i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Sipas Policisë, në shtëpinë e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 6 fishekë model 56.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat